Zyra e këshillimit për gra dhe vajza në Oberhausen

Sa mirë që keni gjetur rrugën për tek ne.

Ne këshillojmë

  • Gra
  • Vajza mbi moshën 16 vjec
  • Gra transgjinore
  • Gra me aftësi të kufizuara
  • Familjarët e tyre

Ne ju ndihmojmë nëse

  • Gjendeni në një krizë
  • Keni probleme të pergjithëshme
  • Keni përjetuar dhunë
  • Jeni ndarë ose dëshironi të ndaheni nga partneri juaj
  • Jeni e rënduar psikologjikisht
  • Ju përndjekin
  • Keni deshirë për ndryshim

Ne ofrojmë

  • Këshillim një ose disa herë
  • Mbështetje në kohë krize
  • Informacione
  • Këshillim sipas „Ligjit të mbrojtjes nga dhuna“ ( Në Gjermani , cdo person duhet të mbrohet nga dhuna në ambientin privat ose nga  dhuna në shtëpi )
  • Shoqërim në polici , gjykatë dhe tek mjeku në rastet e dhunës seksuale
  • Ndërmjetësim për  të perfituar nga ndihma të tjera

Si mund të lini një takim?

Nëse është urgjente:

Nëse dëshironi të flisni me dikë dhe ne nuk na arrini dot nëpërmjet telefonit, telefononi linjen tone Hotlinie. Aty fliten gjuhë të ndryshme. Kjo linjë telefonike është në dispozicion 24 orë.

Nëse  rrezikoheni dhe gjendeni në gjëndje të vështirë,  lutemi të thërrisni policinë.

Nëse jeni plagosur thërrisni menjëherë urgjencën.

Cfarë është ende e rëndësishme për ne!

  • Ne dëshirojmë të ofrojmë një hapësirë mbrojtjeje për gratë dhe vajzat. Burrat nuk lejohen të vijnë tek ne.
  • Ne rrespektojmë cdo grua dhe cdo vendim.
  • Ne përpunojmë së bashku zgjidhjen.
  • Në forcojmë besimin në vetvete.
  • Motoja jone është : Ju jeni ekpertët e jetës suaj.